Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një i ri vrau të dashurën, më pas veten.
Informacionet janë të pakta për rrethanat e ngjarjes, por nga policia konfirmohet se janë konstatuar dy të vdekur.
Vrasja dhe më pas vetëvrasja janë kryer me një pistolete.
Dinamika e ngjarjes sipas policisë:
Më datën 10.02.2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje.
Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten.
Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij.
Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.