Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Korçës. Një vajzë, vetëm 2-muajshe, është çuar me urgjencë në Spitalin e Korçës për mjekim.
Foshnja është lënduar aksidentalisht në banesën e saj. Është mësuar se vogëlushja ka qenë nën kujdesin e nënës së saj. Ato të dyja ndodheshin të ulura në divan kur papritur një dritare pranë tyre është rrëzuar.
Nëna e vogëlushes nuk ka pësuar lëndime. Nga aksidenti u dëmtua vetëm foshnja e cila u shoqërua menjëherë në spital nga prindërit e saj.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur gjithçka. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të incidentit.