Sport “I shijoi byreku dhe grosha”, Francesko Totti në Tiranë: Nuk është hera...

“I shijoi byreku dhe grosha”, Francesko Totti në Tiranë: Nuk është hera e parë që vij

Ashtu siç kishte premtuar kapiteni legjendar i ekipit të Romës, ose siç njihet ndryshe si “Mbreti i Romës” për gjithçka çfarë i dha këtij ekipi dhe besnikërinë që tregoi, Francesco Totti ka mbërritur në Tiranë.

Legjenda e Italisë ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar mesditën e sotme pak orë para finales së madhe ndaj Feyenoord që do të luhet në “Air Albania”.

Në një intervistë televizive Totti u shpreh se: Kam qenë edhe disa herë të tjera, kështu kalimthi, jo si turist. Atëherë mos i themi asgjë askujt, bej shaka pasi tashmë të gjithë e dinë se unë do të jem këtu për të parë ndeshjen, por kjo është diçka sekondare për nga rëndësia apo diçka që lidhet me imazhin e kësaj ndeshjeje, pasi sot duhet të mendojnë për finalen dhe kaq. Këtu më ka ftuar federata dhe UEFA për të parë këtë ndeshje, por gjithsesi edhe Roma sepse dihet lidhja”.