Kryeministri Edi Rama ka vizituar të hënën akademinë e njohur ushtarake amerikane West Point.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga përfaqësuesit më të latë të kësaj akademie.
Siç njofton kreu i qeverisë, takimi është kryer në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.
Edi Rama shoqërohej në takim nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe ambasadorja e SHBA-së në Shqipërisë, Yuri Kim.