Aktualitet I shpallur në kërkim për 1720 bimë kanabis, kapet në Itali 27-vjeçari

I shpallur në kërkim për 1720 bimë kanabis, kapet në Itali 27-vjeçari

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim kanabisi është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimi.

Policia tha se është kapur në Itali dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë shtetasi Aldo Halili, 27 vjeç, i dënuar me 6 vjet burg për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi Aldo Halili ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në Tepelenë, në vitin 2016.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.