Një 50-vjeçar humbi jetën këtë të diel në Fushë Arrëz, pasi i shpërtheu lënda plasëse që po përdorte për të peshkuar.
“Rreth orës 18:20, në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, shtetasi P. J., 50 vjeç, banues në fshatin Apripe Guri, Fushë Arrëz, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i lëndës plasëse me të cilën ai po peshkonte në liqenin e Fierzës. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha policia e Shkodrës në një njoftim për mediat.