Aktualitet I shpërtheu bombola e gazit në banesë, gruaja në Korçë hidhet nga...

I shpërtheu bombola e gazit në banesë, gruaja në Korçë hidhet nga ballkoni për t’u shpëtuar flakëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ditën e sotme. Bëhet e ditur se një bombol gazi ka shpërthyer brenda ambienteve të një apartamenti.

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, në banesë ndodhej një grua e cila ka marrë djegie të rënda në trup dhe në fytyrë. Situata është rënduar pasi, duke mos pasur mundësi të dilte jashtë, për t’u shpëtuar flakëve gruaja rreth të pesëdhjetave është hedhur nga ballkoni.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se e lënduara ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.