Dritan Dajti, i dënuari me 25 vite burg për vrasjen e 4 policëve në Durrës, nuk e ndal betejën e tij me drejtësinë.
Ai ka kundërshtuar rekursin e bërë ndaj tij nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë. Nga ana e saj Prokuroria kërkon prishjen e vendimit të Apelit të Krimeve, që shpëtoi nga burgu përjetë Dajtin.
Në kundër rekurs, Dajti i kërkon Gjykatës së Lartë të mos pranojë rekursin, me pretendimin se nuk është bërë nga prokurori që përfaqësoi dosjen në gjyq.
Në shkurt 2019 Apeli i Krimeve të Rënda pranoi gjykimin e shkurtuar për Dajtin, duke ulur dënimin e tij me burg përjetë në 25 vite burg.