Aktualitet I shpëtoi dy vajzat, babai gjen zjarrfikësin në Tiranë dhe shkon ta...

I shpëtoi dy vajzat, babai gjen zjarrfikësin në Tiranë dhe shkon ta falenderojë

Personi në foto është zjarrfikësi i Tiranës Zeni Lamuça. Ai është heroi që shpëtoi dy vajzat e vogla në pallatin që mori flakë në “Astir” pak ditë më parë. Bashkë me kolegët u dha ndihmën e parë banorëve.

Vetë Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj.

Ato ishin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme, u evakuuan me zjarrfikëse.

“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj, pasi ka gjetur efektivin e Shërbimit Zjarrfikës dhe ka shkuar bashkë me dy vogëlushet ta falenderonin për ndihmën. Të pafund janë dhe komentet nga qytetarët e tjerë që i shprehin mirënjohjen për punën zjarrfikësit Zeni Lamuça.