Në tentativë për të gjetur një zgjidhje për krizën politike, ndërkombëtarët janë aktivizuar gjatë gjithë javës që lamë pas.
Burime të Report Tv pohojnë se komisioneri për Zgjerim Johanes Hahn ka telefonuar 3 herë gjatë kësaj periudhe Lulzim Bashën dhe njerëz pranë tij në tentativë për t’i bindur të marrin pjesë në zgjedhje.
Të njëjtën gjë mësohet të kenë bërë dhe drejtuesit e Partive Popullore Europiane.
Pas dështimit të këtyre tentativave, komisioneri Hahn mësohet të ketë telefonuar nga ana tjetër sot në mëngjes përfaqësues të partisë Socialiste për t’i njoftuar se heq dorë nga negociatat pasi PD nuk ndryshonte qëndrim.