Politika I tha se nuk e ka të gjatë në politikë, Rudina Hajdari...

I tha se nuk e ka të gjatë në politikë, Rudina Hajdari i përgjigjet Mustafa Nanos

Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur analistit Mustafa Nano, për deklaratat që ky i fundit bëri në emisionin e tij, ku tha se ajo “nuk e ka shumë të gjatë” si politikane për shkak të naivitetit, e madje e këshilloi të tregohet e kujdesshme.

Hajdari i është përgjigjur sot analistit me një postim, ku shprehet se nuk ka hyrë në politikë për të nderuar shtëpinë.

“I dashur Mustafa, unë nuk kam hyrë në politikë për të ndryshuar shtëpinë, siç kanë bërë ata përpara meje. Unë dua të ndryshoj Shqipërinë. Ta them ty dhe atyre që duan të dëgjojnë”, shkruan Hajdari.

Mustafa Nano ishte nisur nga një deklaratë e Hajdarit për nënën e saj, kur tha se ajo do t’i nënshtrohej Vettingut si çdo gjyqtare tjetër e do jepte llogari, por ajo si deputete nuk do ndërhyjë në këtë.

Sipas Nanos, dikush tjetër në rrethanat e Hajdarit nuk do e deklaronte një gjë të tillë.

Dhe në fakt ajo është naive, por unë do preferoja njerëz naivë si puna e Rudina Hajdarit, nëse bien dakord që është naive sesa njerëz të djallëzuar me të cilët është mbushur klasa politike.

“Unë jam i befasuar nga kjo sjellje e Rudina Hajdarit, dhe nuk është hera e parë që më befason. Është një vajzë interesante e klasës politike shqiptare. Është një anëtare interesante e Parlamentit shqiptar. Unë e di që ajo ka limitet e veta, që janë evidente, madje që shumëkush ka dashur t’ja vërë në dukje. Janë limite që kanë të bëjnë me moshën e saj, është e re. Janë limite që kanë të bëjnë me faktin që ajo është arsimuar në Perëndim. Ka qenë për një kohë të gjatë jashtë vendit dhe kjo duket edhe në ndryshim me anëtarët e tjerë të klasës politike i mungon kontakti i drejtpërdrejtë me realitetin shqiptar. Por unë kam dalluar tek ajo një karakteristikë që nuk e kanë as luanët e klasës politike. Ajo ka guximin për të qenë vetvetja. Bën vaki që unë marr për guxim atë që në të vërtetë, ndoshta nuk është guxim është naivitet. Dhe në fakt ajo është naive, por unë do preferoja njerëz naivë si puna e Rudina Hajdarit, nëse bien dakord që është naive sesa njerëz të djallëzuar me të cilët është mbushur klasa politike. Dhe unë kam frikë që për shkak të naivitetit, gjithmonë nese bien dakord që është naive, Rudina Hajdari nuk e ka të gjatë mbijetesën dhe jetesën në politikën shqiptare. Ajo nuk e di pse unë mendoj që do ketë fat të ngjashëm me fatin e një Rudine tjetër. Ju kujtohet Rudina Seseri.”– tha Nano.

Ai dha dhe këtë këshillë për Hajdarin: “Nëse do të mbijetosh në politikë, e para, ne do të donim që ti të ishe kështu siç je dhe e dyta duhet të bësh kujdes se ka shumë stërkëmbësha në politikë shqiptare”.