Salma Hayek ka folur hapur për betejën e saj me Covid-19. Në një intervistë të fundit me Variety , aktorja tha se u infektua herët në nisje të pandemisë dhe pothuajse përfundoi në spital.
“Mjeku im më lutej të shkoja në spital sepse isha shumë keq. Unë i thashë: Jo, faleminderit. Preferoj të vdes në shtëpi“.
Hayek tha se ajo qëndroi shtatë javë në vetizolim në shtëpinë e saj dhe se ishte furnizuar me oksigjen.
Megjithëse është kthyer për të punuar në prodhimin “Shtëpia e Gucci” të Ridley Scott, ajo tha se ende nuk ka energjinë që kishte dikur.
Hayek është ndër të famshmet që ka ndarë publikisht përvojat e vështira dhe personale me infektimin me Covid-19 gjatë vitit të fundit.
Diva meksikane ka luajtur në filma të shumtë si “Desperado” “Dogma” dhe Wild Wild West, Salma Hayek ishte muza e shumë regjisorëve, por roli i saj më i famshëm ka qenë ai, ku bukuroshja interpreton piktoren meksikane, Frida Kahlo, në filmin me të njëjtën titull.