Ndarja e Romeos dhe Heidit duket të jetë përfundimtare, pas një bisede që dy banorët e Big Brother kanë bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Pas një dite të tensionuar që patën dje, ku disa herë u përpoqën që të sqaroheshin, por pa ia dalë deri në fund, ata i kanë thënë fjalët e fundit njëri-tjetrit, ndërsa Romeo dukej më i investuar për t’u ndarë.
Heidi tha se tani e tutje do të ishte e padukshme për të, sa kohë që kjo ishte dhe dëshira e tij, për t’i dhënë fund marrëdhënies romantike që nisën.
Biseda
Romeo: Kam shumë frikë, por mendoj se kjo është gjëja e duhur.
Heidi: Nëse e di ti, është ok. Do jem e padukshme për ty, që ta lehtësoj sa më shumë. Ndarje tamam, qëndrim, secili gjërat e veta. Je i lumtur?
Remeo: Nuk jam, dhe këtë telenovelë se bëj dot më.
Heidi: Je i lumtur?
Romeo: Jo nuk jam.
Heidi: Është më mirë kështu, se dhe po arrite ta thuash një gjë të tillë, ti ke zgjedh, dhe në fund të fundit edhe një çik e dija. Nuk e kuptoj dot këtë logjikën që ke ti
Romeo: Çfarë nuk kupton ti?
Heidi: Nuk e kuptoj se si mund ta hedhësh kështu, unë e respektoj ndjesinë tënde. Është mirë kështu. I the të gjitha?
Romeo: Po.
Heidi: Të gjitha?
Romeo: Po.
Heidi largohet nga oborri, e prekur, ndërsa Romeo shfaqet i përlotur.