Politika I uroi udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan, Bardhi i përgjigjet Bashës:...

I uroi udhë të mbarë në bunkerin anti-amerikan, Bardhi i përgjigjet Bashës: Ktheju misionit si opozitar

Sot Lulzim Basha i uroi “rrugë të mbarë në bunkerin anti-amerikan” Gazment Bardhit, por përgjigjja e këtij të fundit nuk ka munguar. Në përfundim të tryezës së përbashkët të opozitës, ku Basha mungoi, Bardhi tha “ai duhet t’i rikthehet misionit opozitar”.

“T’i rikthehet misionit si opozitar, çdo deputet mund të ketë mendimet e tij për bunker, nuk dua t’u hyjë deklaratave ndarëse, cilido të reflektojë se ku ndodhet Shqipëria dhe se mungesa e opozitës çfarë mund t’i shkaktojë Shqipërisë”, tha Bardhi.

Kjo përgjigje vjen pas deklaratës së Bashës, duke thënë se nuk do të lejojë që askush, përfshirë dhe Bardhin, ta dëmtojë PD-në.

“Për ata që kanë vendosur që t’i trafikojnë vlerat në këmbim të komoditetin të rremë politik apo personal, udha e mbarë në bunkerin antiamerikan, PD-në nuk e dëmtojnë më”, tha Basha.

Në fund, Bardhi njoftoi se në takimin ku Basha mungoi, ishin në total 43 deputetë të PD-së dhe Aleancës për Ndryshim. Ai theksoi se është rënë dakord që ky grup deputetësh të takohen çdo javë.