Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik dje në mbrëmje në rrugën “Dritan Hoxha”, në Tiranë.
Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit, 30-vjeçarin A.Ç., i cili duke drejtuar makinën në gjendje të dehur është përplasur me një tjetër automjet.
Për pasojë, pasagjeri me inicialet F.A., që ndodhej në makinë me 30-vjeçarin, ka humbur jetën.
Ngjarja rëndohet edhe më shumë për faktin se gjatë marrjes në pyetje, 30-vjeçari ka dhënë deklarim të rremë, duke thënë se drejtues mjeti nuk ka qenë ai, por viktima që humbi jetën dhe që ishte pasagjer në makinën e tij.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i rremë para oficerit të policisë Gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.