E thonë të gjithë; si ta kesh zemrën, ashtu do të të kthehen gjërat në jetë. E duket se Brad Pitt, ka një zemër të madhe, ndaj s’vuan kurrë për pasuri.
Ai e ka lejuar një të moshuar të jetojë në shtëpinë e tij në Los Angeles pa qira, pasi bashkëshortja e të moshuarit u nda nga jeta.
Sipas aktores Cassandra Peterson, nga e cila Brad Pitt bleu pronën prej 1,9 hektarësh në Los Feliz, Kaliforni, në vitin 1994, ai e lejoi burrin të banonte pa qira deri në vdekjen e tij në moshën 105-vjeçare.
Peterson, 71 vjeç, e cila u bë fqinj me Pitt pasi ajo i shiti shtëpinë e saj, tha se Pitt kishte ndërtuar pasurinë e tij duke blerë prona përreth, njërën prej të cilave ia la një burri të ve i cili ishte në fillim të 90-ave
“Ai ishte shumë, shumë i sjellshëm me burrin”, tha Peterson në një intervistë me ‘People’.
“Gruaja e këtij burri ndërroi jetë dhe burri jetonte atje. Brad e lejoi të jetonte atje pa paguar asgjë derisa vdiq”.