Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së Koço Prokos, 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e Ordeta Shahinit, 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të Paulin Peçin, 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).
Ordeta Shahini dyshohet se në bashkëpunim me Paulin Peçin, ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e Koço Prokos. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.