I rikthyer pas një dekade në derbi, Zlatan Ibrahimovic nuk mundi dot t’i shmangë një tjetër humbje Milanit përballë Inter. Gjiganti i sulmit tregoi pas ndeshjes se çfarë nuk funksioni te kuqezinjtë.
“E vështirë të shpjegojë se çfarë ndodhi. Pjesa e parë ishte perfekte. Me fillimin e pjesës së dytë pësuam dy gola në 3 minuta dhe prej atij momenti humbëm besimin. Besimin e asaj që bëmë në pjesën e parë. Kontrolli, presingu i lartë dhe të luajturit me një motiv”, u shpreh Ibra.
I lumtur për golin dhe asistin, Ibra rrëfeu emocionet e një dueli të tillë pa lënë pas edhe thumbimin për rivalët e qytetit.
“Kisha dëshirë shumë të madhe për të shënuar. Më kishte munguar kjo atmosferë. U përgatita gjatë gjithë javës për këtë ndeshje. Megjithatë na mungoi diçka për të fituar. Festa përballë tifozerisë ishte diçka spontane, e vështirë për t’u shpjeguar. Ky Inter nuk është për titull kampion, është një skuadër për vendin e dytë”, thumboi Ibra.