Ibrahimovic: Djemtë janë të uritur
Zlatan Ibrahimovic ishte magjik në suksesin 1-2 të Milanit në fushën e Udineses. Këtë herë mundohet të jetë shumë serioz, por sërish një batutë i shpëton.
“Shënova një gol të bukur, sigurisht, por mbi të gjitha vlejti për tri pikë në një ndeshje shumë të vështirë. Skuadra jonë është me moshën më të re në Evropë, mjaftoj unë për të rritur mesataren. Ata janë djem tepër të uritur, ne të gjithë duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të mendojmë pozitivisht. Le të shohim se ku do të arrijmë. Ekipi po ecën shumë mirë, duke punuar dhe vuajtur në të njëjtën kohë“.
Pastaj një dëshirë i Ibras, në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë së Koronavirusit.
“Shpresoj që të gjithë të kthehemi në normalitet dhe që së shpejti publiku të mund ta shohë këtë Milan dhe të na shoqërojë në këtë aventurë”.
Gjashtë gola radhazi – “Unë munda Ibrahimovic 2012 i cili ishte më i vjetër… Tani jam më i ri! Falënderoj shokët që më lehtësojnë punën, më ndihmuan shumë. Unë jam 39 por nuk jam duke menduar për të. Mbetet një numër, për mua ka të bëjë me mënyrën se si stërvitesh dhe si luan. Jam duke u stërvitur shumë, kam besim të lartë”.
Rinovimi – “Kur arrita 6 muaj më parë, Milani donte një kontratë më të gjatë, por të jem i sinqertë me veten time kërkova të nënshkruaj vetëm për 6 muaj. Askush nuk duhej të ishte i pakënaqur. Në fund të sezonit, le të shohim se si jam, nuk dua të bllokoj Milanin në një situatë negative. Por nëse vazhdoj kështu i them Paolos: nëse nuk më nënshkruan edhe një vit, nuk do të luaj më as në ndeshjen e radhës”, përfundoi me shaka Ibra.