Edhe tre muaj tek Interi…?! Humbja ndaj Romës ushqen hijet mbi të ardhmen e Stefano Piolit, nëse është i aftë për të ringjallur zikaltrit.
Tani për tani drejtuesit e klubit nuk do të heqin dorë nga trajneri, sepse është një moment vendimtar. Humbjet kundër Napolit, Juventusit dhe verdhekuqve, bashkuar me eliminimin nga Kupa e Italisë prej Lazios, kanë bërë që situata përreth Piolit të bëhet e nderë.
Përveç kësaj, duke analizuar humbjen 3-1 të së dielës, kundër Nainggolan me shokë, janë evidentuar pakënaqësi me zgjedhjet taktike të Piolit, ku kritikohet veçanërisht mbrojtja, vazhdimisht në telashe.
Nga marsi deri në maj, tekniku zikaltër do të luajë stolin e tij, shpjegon “Gazzetta dello Sport”, e cila tregon se klubi është i gjithi në anën e trashëgimtarit të De Boer, por mjedisit zikaltër nuk i kanë pëlqyer disa hapa të gabuar të tij.
Piolit i duhet për të arritur në Europë: vendi i tretë konsiderohet ende i mundur, ndërsa i katërti (qasja në fazën e grupeve të “Europa League”) përfaqëson objektivin minimal, me të cilën trajneri do të garantonte rikonfirmimin. Nga vendi i pestë e poshtë misioni do të konsiderohet i falimentuar.
Në këtë kuptim, Suning mund të nisë një sulm mbi Diego Simeone, Luciano Spalletti, ose, siç zbulon “Corriere della Sera”, të merret Massimiliano Allegri.
Livornezit është duke i skaduar kontrata (më 2018) me Juventusin, ndërsa drejtuesve zikaltër u pëlqen shumë puna e tij.
Përveç kësaj, siguritë e një qëndrimi të Max te Juventusi po ulen. Tani është detyrë e Piolit për t’i përzënë “fantazmat”.