Aktualitet Identifikohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit në Fier (EMRI)

Identifikohet autori i vrasjes së 41-vjeçarit në Fier (EMRI)

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 41-vjeçarit Elton Javori në lagjen “16 prilli” në Fier.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Agim Gashi, i cili nuk është arrestuar ende.

Elton Javori u vra me armë zjarri rreth orës 11:00 të ditës së sotme dhe në njoftimin e policisë nuk pati asnjë të dhënë mbi motivet e këtij krimi, por ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tij

Duke folur para mediave, një nga fqinjët e përshkroi viktimën si një njeri të mrekullueshëm.