Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e grabitjes së filialit të një institucioni financiar në rrugën Bardhyl në Tiranë, ngjarje e ndodhur më datë 23 Janar 2021.
Ai është 21-vjeçari me iniciale K.Ç., i cili është shpallur në kërkim.
Nga hetimet rezulton se i riu ka vjedhur edhe një farmaci në bulevardin “Zhan D’ark” pak ditë më parë, më 21 Janar 2021.
21-vjeçari mori një shumë parash dhe u largua me vrap. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e këtij shtetasi.