Kuriozitete Identifikohet një prej shpendëve më të mëdhenj që kanë ekzistuar

Identifikohet një prej shpendëve më të mëdhenj që kanë ekzistuar

Paleontologët kanadezë identifikuan një specie të re pterosauri gjigant, që ka ekzistuar në epokën Kretace dhe që peshonte 250 kilogramë.

Ky pterosaur, i quajtur Cryodrakon Boreas, rreth 77-milionë vjeçar, është një prej kafshëve më të mëdha fluturuese që ka ekzistuar ndonjëherë.

Fosilet e tij u zbuluan para 30 vitesh në provincën kanadeze të Albertas, por deri kohët e fundit paleontologët e kishin marrë si një specie tjetër, Quetzalcoatlus, të zbuluar në Teksas.

Deri më sot ekzistojnë më shumë se 100 specie të njohura pterosaurësh, të shpërndara në Amerikë, Azi dhe Europë.