Aktualitet Identifikohet shqiptari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Identifikohet shqiptari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali

Një aksident me pasoja tragjike ndodhi në Itali të mërkurën. Një i ri shqiptar, vetëm 32 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e përplasjes me një kamion. Ngjarja teksa shqiptari po kthehej për në punë. Mediat italiane kanë publikuar identitetin e viktimës, i cili quhet Teli Mustalfeter.

Shkaqet e ngjarjes që i morën jetën shqiptarit janë të qarta për autoritetet. Shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar kanë bërë që makina e shqiptarit të gjendej përpara kamionit dhe të mos kishte mundësi shpëtimi.

32-vjeçari udhëtonte me një Audi A5 ngjyrë të bardhë, e cila nga përplasja është shkatërruar. Në vendin e ngjarjes shkuan dy ambulanca, por fatkeqësisht shqiptari kishte ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

I riu jetonte vetëm në Lonato disa metra larg vendit ku ndodhi aksidenti tragjik. Siç shkruajnë mediat italiane, ai ka lënë dy prindërit, të cilët jetojnë në Shqipëri.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, shkuan disa prej kolegëve të tij të punës, por as ata nuk mundën të bënin gjë. Ndërkohë shoferi i kamionit nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Ai ka thënë para policisë se nuk ka pasur mundësi që të shmangte Audin që i ka ardhur përpara me shpejtësi.