Një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes rreth orës 19:56 në Kodër Kamzë në rrugën “Nikol Vatnikaj”.
Viktima, sipas informacionit të Policisë së Tiranës, është identifikuar si Can Kariçi lindur në Dibër dhe banues në Kamzë në lagjen Nr.1 Bathore.
30-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij me targa të huaja. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe kanë rrethuar skenën e krimit. Mësohet se viktima është person me precedent të mëparshëm penal.
Ndërkohë që në zonën e Institutit është gjetur duke e djegur një automjet tip Audi, që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes.
Uniformat blu po bëjnë kontrolle në zonë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.