Idris Elba është një nga aktorët më të paguar dhe të admiruar kohët e fundit. Por anglezi me origjinë nga Sierra Leone ka shokuar të gjithë me deklaratën e tij se është i infektuar me koronavirus.
Ditë pas deklaratës, aktori 47-vjeçar ka sqaruar ka treguar edhe momentin kur sipas tij është infektuar. Bëhet fjalë për takimin me gruan e kryeministrit kanadez Justin Trudeau më4 mars në Wembley të Londrës, gjatë një eventi bamirësie.
Ekziston edhe një foto e atij takimi, ku midis tyre ndodhet edhe një personazh tjetër shumë i njohur, kampioni i botës të Formula 1 Lewis Hamilton, që padyshim tani ka arsye për të kërkuar një testim për COVID -19.
Elba deklaroi se është i shqetësuar për infektimin e tij, duke qenë vetë pjesë e popullatës më të rrezikuar. “Kam jetuar pothuajse gjatë gjithë jetës time, me probleme në frymëmarrje dhe me astmën. Koronavirusi nuk ishte diçka që do të duhet ta merrja në këtë situatë. Më shqetëson fakti që gjendja ime mund të ndryshojë për keq shumë shpejt”.