Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë shtroi një iftar, nga ku Ngarkuara me Punë, Leyla Moses-Ones, tha se çfarë i pëlqente nga Shqipëria.
“Kjo është ajo që admiroj thellësisht nga Shqipëria – pluralizmi i feve, harmonia ndërfetare, respektimi i besimeve të njëri-tjetrit, nderimi i praktikave tona të ndryshme, të bashkuara nën drejtimin e lirisë. Kështu që sonte, bashkohemi në një frymë dhembshurie dhe respekti reciprok, i cili është thelbi dhe fryma e diplomacisë dhe komunitetit besimtar”, tha diplomatja amerikane.
Ajo tha se pikërisht nën këtë frymë duhen promovuar dhe parimet demokratike.
“Ky është mandati ynë i përbashkët – të ushqejmë lidhjet e besimit, të dialogut, të promovojmë parimet demokratike, të ndërtojmë paqen dhe begatinë. Kjo është ajo që na sjell bashkë këtë mbrëmje për të thyer bukën dhe për të ndërtuar ura si motra dhe vëllezër në besim dhe në liri”, tha Leyla Moses-Ones”.