Pak ditë më parë u fol se kampioni i botës, Olivier Giroud, do të ishte blerja më e re e Interit, më pas ishte Tottenham që shfaqi Interes për francezin, por së fundmi Lazio e Igli Tares, duket se ka arritur marrëveshjen me lojtarin.
Për 34-vjeçarin francez, i cili një vit më parë ishte golashënuesi i Europa League me 11 gola në 14 ndeshje, Lazio ofron një kontratë deri në fund të vitit 2022, me një pagë prej 3.5 milionë euro në sezon.
Për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen, tashmë Igli Tare duhet të marrë miratimin edhe nga Chelsea, me të cilët Giroud ka një kontratë që përfundon më 30 qershor të këtij viti.