Elis Kapaj 22 vjeç dhe Manol Rapaj 26 vjeç u vranë dje në mesditë nga Martin Skëndaj para Poliklinikës së Patosit pas një sherri që vijonte prej disa muajsh dhe shkak ishte një lidhje dashurie.
Policia dyshon se shkak fillestar për ngjarjen është bërë një lidhje dashurie e motrës së autorit me 22 vjeçarin, gjë për të cilën ata edhe ishin konfliktuar dy net më parë më mjete të forta.
Pas këtij konflikti, Skëndaj kishte shkuar tek Poliklinika, ndërsa nuk dihet në çfarë rrethanash janë hasur sërish me Kapajn dhe Rapajn duke shkaktuar një konflikt, pas të cilit mbetën dy të vdekur.
Pas krimit, Skëndaj u dorëzua në polici bashkë me armën e shërbimit pasi ishte gardian në burgun e Fierit.
Shkak për konfliktin, një lidhje dashurie
Konflikti që përfundoi me dy të vdekur ka nisur për shkak të një historie dashurie. Motra e Martinit ka qenë e dashuruar me viktimën Manol Rrapaj. Mirëpo, familja e kësaj të fundit nuk ka qenë dakord me lidhjen e saj me komshiun, ndërsa e kanë martuar në fshatin Panahor të Ballshit.
Ndonëse vajza u detyrua të niste një jetë të re, duket se e reja nuk i ka shkëputur kontaktet me Manolin. Madje sipas dëshmive ky i fundit shkonte dhe e takonte në fshatin ku ajo ishte martuar.
Kjo i ka rënë në sy edhe bashkëshortit të saj si dhe familjarëve të tij, të cilët kanë bërë edhe kallëzim në polici. Më pas ajo u divorcua dhe erdhi në Kuqar tek prindërit por ata e lanë të jetonte në një banesë më larg nga ajo e tyre.
Edhe pse disi më larg, ajo shkonte dhe e takonte në dhomën e tij, në orët e vona në errësirë Manolin. Kjo gjë u vu re nga e ëma e viktimës.
Ndërsa katër ditë më parë dy familjet janë zënë deri sa ngritën edhe sopata, por u njoftua policia e cili ndërhyri menjëherë duke mos lejuar përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
Por nuk ka përfunduar, mëngjesin e ngjarjes ata janë zënë përsëri, ku Martini mësohet ti ketë thënë të atit, “baba, lëre nuk na e ka fajin komshiu, por motra që i shkonte në shtëpi”.
Teksa kanë debatuar e janë qëlluar, Martini ka shkuar të marrë mjekim në poliklinikë. Aty në korridor është ndeshur me Manolin dhe kushëririn e tij nga Kashishti. Përsëri aty janë konfliktuar fizikisht, në këto momente Martini ka nxjerr pistoletën dhe ka qëlluar mbi Manolin duke e lënë të vdekur dhe më pas ka qëlluar edhe kushëririn.
Kushëriri i tij Elisi ka mbetur i plagosur, por vdiq në spital. Atë e bir e kanë pranuar ngjarjen dhe kanë rrëfyer mbi të me detaje.
Nga ana tjetër familjarë të viktimës fajësojnë policinë e cila mori vesh konfliktin shkoi e sekuestroi sopatën që u zunë, por nuk la patrullë policie për të shmangur një konflikt të dytë i cili i çoi në vrasje në ditën e tretë.
Mbi ngjarjen kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe të afërmit, të cilët janë shprehur se shkak i ngjarjes në fjalë është bërë vajza.
Sipas një banori, kishte pasur një sherr mes dy familjeve dy ditë më parë por që kishte ndërhyrë Policia, ndërsa vëllai i vajzës, Martin Skëndaj ka gjetur rastin për ta qëlluar të dashurin e motrës së tij.
“Familjet që të dyja janë të mira, por fajtore u bë vajza. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (viktima) ajo ishte e martuar. Mirëpo e gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “kurvë, kurvë”, e gjeti në krevat, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë, edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe erdhi dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania për ta takuar”, tha banori. /Abc News