Portieri legjendar i Spanjës, Iker Casillas ka përfunduar së fundi nën hetim për pastrim parash dhe shmangie të taksave në botën e futbollit.
Autoritetet portugeze kontrolluan shtëpinë e ish-portierit të Portos si pjesë e një hetimi që ka përfshirë disa futbollistë, klube futbolli, avokatë dhe agjentë futbollistësh.
Nëpërmjet një prononcimi në Twitter, Iker Casillas u shpreh se është tej mase i qetë për situatën, respekton hetimin dhe ka besim tek sistemi portugez i drejtësisë.
“Uroj që transparenca të prekë këdo dhe çdo cep të futbollit”, ishte reagimi i portierit spanjoll, i tërhequr vetëm pak javë më parë nga sporti.