Panajot Naçi cilësohej si “himarioti-shqiptar prej brezash”
Aktori i njohur shqiptar në Greqi Panajot Naçi, i cili humbi jetën në moshën 31-vjeçare në një aksident me motor, ishte nipi i kompozitorit të njohur Gazmend Mullahi.
Panajot Naçi ishte ndër aktorët më të njohur në shumë seriale televizive dhe rolesh në teatër, nga më të suksesshmit në Greqi.
Ai asnjëherë nuk e mohoi origjinën e tij, vendit ku u lind dhe u rrit.
Rridhte nga një familje me tradita nga Himara, bir i një të dënuari politik në burgjet e diktaturës gjatë regjimit komunist.
Familja më pas u zhvendos në Greqi ku ai ndërtoi një karrierë të shkëlqyer duke arritur në qarqet më të larta artistike të Athinës dhe e konsideronte veten “Himarioti-shqiptar prej brezash”.
“Lamtumire Panajot i dashur, nipi im i rralle artist, djali i vetem i motres time te vetme, Zana. ‘Peu keputet aty ku eshte me i holli’, mbetet thenia qe te therr keqas. Dhembje do te kemi ne shpirt per ty sa jeta. U prehsh ne paqe!”, shkruan daja i tij, muzikanti Gazment Mullahi.