Postani është një ndër barnat më të përdorur te fëmijët e vegjël, por prej disa ditësh Agjensia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësor njofton se ky bar duhet tërhequr nga tregu pasi si pasojë e tejkalimit të niveleve të plumbit dhe Litiumiut.
Sigurisht këto janë të dhëna të mbërritura nga agjensia e amerikane e barnave “FDA Food & drug administration” për të cilat agjensia jonë barnave mjaftohet thjesht me një njoftim në Facebook për t’i bërë me dije distributoreve ta tërheqin nga farmacitë.
Ndonëse është një bar shumë i përdorur te fëmijët, institucioni ynë që merret me barnat ia lë në dorë farmacistëve për të bërë këtë gjë dhe për më tepër jo duke i njoftuar ata zyrtarisht, por duke e lënë në ndërgjegjen e tyre për të bërë këtë gjë duke i informuar nga facebook-u i Agjensisë.
Sikurse mos të mjaftoje kjo, as Ministria e Shëndetësisë dhe as një institucion tjetër nuk njofton me parë mjekët pediatër që të mos e përshkruajnë këtë bar në recetë për fëmijët e vegjël.
Madje disa mjekë pediatër të kontaktuar nga Top Channel nuk kishin informacion për të kos e përshkruar në recete Ponstanin Shururp 50 miligramësh.
Mesa duket institucionet nuk koordinohen ndërmjet njëra-tjetrës. Këtë gjë mundohet ta bëjë Agjensia e barnave duke i kërkuar farmacistëve që nëse e hasin përshkrimin e këtij bari gjatë këtyre ditëve të mos e ofrojnë ndaj pacientëve, por te formojnë alternativa të tjera.
Por edhe për këtë farmacistët njoftohen në Facebook. Ndërkohë që distributoret njoftohen që kanë kohë ta tërheqin nga tregu deri në datën 30 prill.
Jemi në mesin e këtij muaji dhe ndërkohë farmacistët nëse nuk e kanë parë apo lexuar njoftimin e agjencisë në llogarinë saj të facebooku-t vijojnë të lëshojnë këtë bar pa problem. Dhe kur në Tiranë mjekët pediatër nuk e kanë informacionin për ta përshkruar në recetë imagjinoni çfarë ndodh në rrethe më të largëta si me mjekët ashtu edhe me farmacistët./TCH