Rozmarina përmban disa substanca të mira për stimulimin e sistemit imunitar. Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon me tretjen.
Me kalimin e viteve është vërtetuar se rozmarina mund të përdoret si ilaç shtëpiak për shumë probleme shëndetësore. Një nga vetitë unike shëruese të saj është mbrojtja nga ankthet. Studimet kanë vërtetuar se rozmarina është e pasur me shumë acide natyrale, që luftojnë radikalët e lirë që e dëmtojnë trurin.
Ekzistojnë shumë studime, të cilat tregojnë se rozmarina ka shumë efekte shëruese, sidomos në përmirësimin e kujtesës.
Studimi i përfunduar në universitetin në Nju Kasëll, ka prezantuar gjetjet dhe kanë thënë se aromat e vajrave esenciale në rozmarinë me të vërtetë kanë ndikim në përmirësimin e kujtesës. Sipas Dr. Mark Moss, i cili ka prezantuar zbulimet në konferencën e “British Psychology Society”, ka theksuar se rozmarina dhe ndikimi i saj në kujtesë është shumë i madh.
Disa nga kompozimet e rozmarinës në mënyrë të suksesshme absorbohen përmes lëkurës, prandaj kjo bimë sugjerohet të përdoret përmes aromaterapisë. Po ashtu, mendohet se edhe përdorimi i shampos me bazë rozmarinën ndikon pozitivisht në ruajtjen e kujtesës.
Përveçse rozmarina përmirëson kujtesën, ajo lehtëson frymëmarrjen, punën e veshkave dhe tretjen, si dhe përshpejton metabolizmin.
Ҫaji i rozmarinës pastron organizmin nga helmet- Rozmarina ka edhe një mënyrë tjetër shijimi. Njësoj siç pi çajin e malit, kur ftohesh apo je me rrufë, edhe çaji i rozmarinës është një qetësues shumë i mirë. Ashtu si thahet çaji i malit, shumë mirë mund të thahen edhe gjethet e degët e rozmarinës për t’i përdorur atëherë kur organizmi ka nevojë. Çaji i formuar nga gjethet e rozmarinës parandalon mbajtjen e ujit në organizëm dhe ndikon në pastrimin e tij nga lloje të ndryshme të helmeve.
Rozmarina përdoret edhe kundër aromës së rëndë të gojës. Nëse vuani nga aroma e rëndë e gojës edhe pasi e keni larë atë, atëherë duhet të përdorni çaj rozmarine. Pini një gotë me çaj çdo mëngjes përpara se të dilni nga shtëpia dhe thojini erës së keqe lamtumirë.
Personat që kanë irritime të mishrave të dhëmbëve si pasojë e larjes me furçë të fortë tashmë mund ta kenë një zgjidhje, ndaj rekomandohet që çajin ta konsumojnë menjëherë pasi të keni larë dhëmbët në mëngjes.