Moderatorja sportive Ilda Bejleri është një ndër figurat më të njohura të televizionit, e cila prej vitesh na ka shoqëruar në ekran.
Me siguri ju ka tërhequr vëmendjen bukuria e freskia e moderatores, e cila duket ende si në fillim të të 20-ave të saj.
Megjithatë, Ilda ka lindur më 19 janar të vitit 1987 dhe sot mbush 33 vjeç.
Vetë moderatorja ka kujtuar ndjekësit e saj në Instagram për ditëlindjen, nëpërmjet një fotoje selfie.
“19 janar ❤️🎊 Gëzofsha ditllindjen🎉 Faleminderit Zot🙏”- shkruan ajo në postimin ku ka marrë shumë mesazhe urimi.
Këtë sezon televiziv, Ilda po moderon në “Procesin sportiv” krah Edi Manushit, pas largimit të bujshëm nga “Digitalb”.