Aktualitet Ilda Bejleri tani e pranon aksidentin: Ndalova ta shihja dhe pastaj ika…

Ilda Bejleri tani e pranon aksidentin: Ndalova ta shihja dhe pastaj ika…

Ilda Bejleri e quajti shpifje lajmin se ka përplasur një 63-vjeçare, e cila është shtruar në spital.

Por më pas është detyruar që të pranojë të vërtetën.

Bejleri thotë për Shqiptarja.com, se përplasja ka qenë e lehtë dhe se “situata nuk ishte e rëndë”.

Ajo pasi ka dalë nga makina për të parë të aksidentuarën, është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi 63-vjeçarja, sipas saj, nuk pësoi asnjë lëndim.

Gazetarja thotë se nuk e dinte që gruaja e aksidentuar do ta çonte çështjen në polici dhe do ta denonconte.

Pavarësisht deklarimeve në media, për policinë automjeti që aksidentoi 63-vjeçaren është i paidentifikuar dhe se “shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin”.