Politika Ilir Alimehmeti zgjidhet drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD

Ilir Alimehmeti zgjidhet drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD

Në vijim të procesit të zgjedhjeve të drejtuesve të departamenteve, Partia Demokratike njoftoi sot se ka përmbyllur procesin e ngritjes së Departamentit të Shëndetësisë.

Sipas njoftimit nga PD, në krye të këtij departamenti u zgjodh me votë unanime Ilir Alimehmeti, mjek, pedagog, me kontribut akademik dhe me angazhim politik e publik të shquar.

“Procesi i ngritjes së departamenteve pranë Partisë Demokratike është një platformë që mundëson përthithjen e kontributeve më të mira akademike dhe profesionale dhe ekselencave në fusha të ndryshme, por edhe për hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë”, thuhet në njoftim.