Ilir Binaj është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.
Ky është vendimi i marrë prej Këshillit të Ministrave ditën e sotme.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi: Z.Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”
Kujtojmë se më parë në krye të “Tatimeve” ishte Ceno Klosi, por ky i fundit dha dorëheqjen në Qershor 2024 pasi u emërua zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë prej më shumë se 3 muajsh, Elidjana Celaj ishte drejtoreshë e komanduar në këtë institucion.