Aktualitet Shtyhet për disa orë seanca për Metën e Kryemadhin, ish-Presidenti përplaset me...

Shtyhet për disa orë seanca për Metën e Kryemadhin, ish-Presidenti përplaset me Dumanin

Është ndërprerë seanca Gjykatën e Posaçme për Ilir Metën, Monika Kryemahdin dhe dy të tjerët, të cilët do të njiheshin me masën e sigurisë.

Seanca do të rifillojë në 13:30, ndërsa avokatët kërkojnë të njihen me provat.

Ilir Meta shkoi rreth orës 09:00 të ditës së sotme drejt Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë.

Gazetarët raportojnë se në sallën e gjyqit, ish-presidenti ka fyer kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua të hënën nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Për të njëjtat akuza, gjykata ka caktuar detyrim paraqitjeje edhe për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

Në dosjen prej 176 faqesh, Prokuroria e Posaçme thotë se janë vërtetuar veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në disa raste.