Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dorëzuar kallëzimin e paralajmëruar ndaj Autoritetit të Dosjeve, të cilin e akuzon zyrtarisht për 6 vepra penale.
“Sot kam kallëzuar penalisht anëtarët e Autoritetit të Dosjeve për shkeljet e rënda dhe të qëllimshme që i kanë bërë ligjit organik për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, për manipulimet dhe falsifikimet flagrante në shërbim të shantazhit politik, për llogari të Edi Ramës. Për më shumë detaje, do të zhvilloj një konferencë shtypi në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Meta në një postim në Facebook.