Kryesore Ilir Meta nuk largohet nga qeveria. I përgjigjet troç opozitës

Ilir Meta nuk largohet nga qeveria. I përgjigjet troç opozitës

Në një intervistë pak minuta më parë për gazetarët, Ilir Meta i ka dhënë fund të gjitha interpretimeve të ditëve të fundit.

Ai nuk do ta lerë koalicionin dhe numrat nuk do t’i negociojë me çadrën.

“Nëse qeveria ka mazhorancën, opozita ka parlamentin”, u shpreh Meta.

Me këtë fjali të fundit Ilir Meta ka përforcuar edhe një herë vazhdimësinë në koalicion, por ai është kujdesur të nënvizojë vettingun dhe zgjedhjet e lira si kusht për antarsimin në BE.

“Negociatat nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji i vetingut dhe pa u zhvilluar zgjedhjet me standarde në qershor.

Të bashkojmë forcat që të hapen negociatat për antarësimin”, ka thënë Meta.