Pas fitores në “Big Brother VIP”, u përfol se balerini Ilir Shaqiri do të ishte pjesë e jurisë së “Dancing with the stars”. Por siç mund ta keni parë, ai është kryetari i jurisë së “Dance with me” në Tv Klan, një format i ngjashëm që do të jetë konkurrent i “Dancing with the stars” në Top Channel.
Çfarë ndodhi?
Ilir Shaqiri ka bërë një shkrim të gjatë në rrjetin social Instagram, ku zbulon arsyen e pjesëmarrjes së tij në “Dance With me”.
Më tej, ai theksoi se disa media online po përpiqen të dëmtojnë figurën dhe punën e tij.
Shkrimi i plotë i Ilirit:
Nisur nga akuzat e pabazuara të disa portaleve lajmetare “informative” të cilat etiketojnë tituj artikujsh pa kuptuar rëndësinë e fjalëve që shkruajnë, duke dëmtuar figurën dhe punën time, vendosa se ka ardhur momenti të sqaroj dicka për respekt të gjithë atyre që kanë vlerësuar në personin tim njeriun dhe artistin në pikat e mia më të forta si KORREKTËSIA dhe DISIPLINA , virtyte të cilat vijnë si rrjedhojë e edukimit tim profesional në një kohë kur në Shqipëri nuk ishin opsion, ndërsa sot këto virtyte kanë marrë një vlerë minimale të paimagjinueshme për njerëzit dhe vendin ku jetojmë.
Detyrim ndaj publikut tim: Ju them fare thjesht që kam komunikuar vetëm 2 herë që pas daljes sime nga BBV me produksionin e projektit “Dancing With the Stars” . E them me keqardhje këtë pikërisht sepse kam qenë dhe jam ndierë pjesë e familjes “Top Media” për një nga eksperiencat më të forta dhe bukura të jetës siç ishte BBV, gjithashtu dhe imazh i familjes aktuale “Digitalb”.
Komunikime të cilat për muaj me radhë munguan totalisht deri më 23 maj kur herën e parë kërkesa ime ndaj produksionit DWTS morì pergjigjen “JE I LIRË”, duke mos lënë shteg SHPRESE PËR ASNJË EVENTUALE PRITJE TË MËTEJSHME. Dhe herën e dytë më 29 korrik e tutje me iniciativë të produksionit DWTS kur kërkesa e tyre për të qenë pjesë e DWTS si Kryetar Jurie morì gjithashtu nga ana ime përgjigjen “NUK JAM MË I LIRË” sepse vendimi im për të qenë pjesë e DWME pas 2 muaj pritje ishte tashmë konkretizuar. Thënë kjo, vendosa të ndjek në Klan TV projektet e mia për sezonin televiziv të ardhshëm. Artisti jeton falë konsideratës dhe vlerësimit të pakushtëzuar duke i ofruar vetvetes dhe publikut më të mirën aty ku mendon se karriera e tij ka në zhvillim performance. Falë zgjedhjeve dhe korrektësisë sime profesionale 30-vjeçare kam jetuar dhe realizuar atë që unë jam sot, si në Shqipëri dhe Itali dhe duke pasur gjithmonë në gen parimet profesionale të familjes superartiste nga ku buroj.