Lindur në 2020, IlyrianBrainspërbën një network profesionistësh bashkëkombas të diasporës në gjithë botën shqipfolëse. Si pjesë e eventeve titulluar ShqipTalks organizuar nga IllyrianBrains Roma, pranë mjediseve të Shtëpisë së Kinemasë në qendër të kryeqytetit italian pasditen e 16 nëntorit grupimi roman i këtij rrjetiorganizoi një bisedë ligjore ndërvepruese me anëtarë të panelit avokatët shqipfolësbanues në Itali Gisela Suparaku e Andi Kulla. Moderuar prej organizatoreve Inva Sela e Viola Shukulli, takimi pati në qendërfamiljen si koncept juridik, social e praktik; fokus u përqendrua në ndikimin që evolucioni historik i marrëdhënieve familjare ka përcjellë në përditësimin e ndryshimeve juridike, sociale e kulturore në Shqipëri. Përveç organizatorëve e folësve, grupi i pjesëmarrësve në takim përbëhej nga profesionistëshqipfolës (mes të cilëve një përkthyese arbëreshe) të shëndetësisë, psikologjisë, gazetarisë, projektimit administrativ, turizmit, muzikës, inxhinierisë, sipërmarrjes artistike,përkthimit e botës së kërkimit shkencor.
Duke përfituar edhe prej ndërshkëmbimeve me pjesëmarrësit dhe përvojës profesionale në studion ligjore bashkëadministruar prej tyre E-K.L.I.P.S & Partners, Suparaku e Kulla – pas një introduksioni mbi konceptin ligjor të familjes prej përcaktimit të tij nëtë drejtën romake deri tek DeklarataUniversale për të Drejtat e Njeriut e OKB-së–u ndalën nëshpjegim thellues tëlegjislacionit shqiptar, që përmbledh njohjen juridike tëinstitucioneve të familjes e martesës brenda nenit 53 të Kushtetutës dhe Kodittë Familjes. Kushtetuta njeh të drejtën e çdo shqiptari të martohet e krijojë familje, duke gëzuar mbrojtjen e shtetit. Kushtetuta përcakton gjithashtu rregullimin me ligj të martesës. Kodi i Familjes parashikon lidhjen e martesës përpara nëpunësit të gjendjes civile. Institucioni i martesës përcaktohet në Kod si “një bashkëjetesëligjore” e cila “mbështetet në barazinë moraledhe juridike tëbashkëshortëve,në ndjenjënedashurisë,respektitdhemirëkuptimitreciprok,si baza e unitetit në familje”. Mes dispozitash të rëndësishme të Kodit mund të veçohen ato mbi masat ndaj dhunës (neni 62: “Bashkëshorti ndaj të cilit ushtrohet dhunë ka të drejtë t’i drejtohet gjykatësme kërkesë për vendosjen si masë urgjente largimin e bashkëshortit që ushtron dhunë nga banesa bashkëshortore”) dhe njohja e bashkëjetësës (neni 163: “Bashkëjetesa është një bashkim fakti midis burrit dhe gruas që jetojnë në çift,e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie”). Gjatë bisedës u trajtuan aspekte sociale lidhur me ndikimin në jetën familjare të fenomenesh si rritja e moshës së martesës dhe emancipimi i shtuar femëror, që në dekadat e fundit përbëjnë risi krahasuar me periudhën historike që shkon deri në shekullin XX. Tejet interesant ndërveprimi mes pjesëmarrësve duke folur për arsimimin brenda familjes (fenomen më i kufizuar në dekada paraardhëse), rritjen e mundësive të zgjedhjes profesionale mes pjesëtarëve brenda saj, ndikimin e urbanizimit në problematika brenda martesave. Suparaku e Kulla theksuan delikatesën e nevojshme profesionale në trajtimin e rasteve të zgjidhjes së martesave, fenomen që shpesh ndikon mbi fëmijët e lindur brenda tyre.
Core business i rrjetit IllyrianBrains përbëhet prej bashkimit të“trurit” tëshqipfolësve në botë dhe mundësimit të një dialogu të shtuar mes tyre për të ndihmuar rritje profesionale në ndërveprim ndihmues mes anëtarëve të network-ut.
#illyrianbrainsroma #albanianprofessionals