Psikologu dhe fituesi i çmimit Nobel Roger W. Sperry zbuloi se 2 hemisferat e trurit, majtas dhe djathtas funksionojnë ndryshe dhe mënyra sesi mendoni varet nga cila anë është dominante.
Bazuar në hulumtimin e tij ekzistojnë teste të shumta që mund të përcaktojnë procesin e mendimit tuaj dhe tiparet e personalitetit.
Bëni këtë provë dhe njihuni pak më shumë me veten tuaj:
Hidhini një sy imazhit. Cilën kafshë patë të parën?
Nëse pe kokën e tigrit
Hemisfera e majtë e trurit tuaj është më aktive sesa e djathta. Ju jeni një person analitik, shumë i orientuar kah qëllimit dhe i organizuar. Kur ballafaqohesh me një problem, tenton të jesh logjik, llogaritës dhe objektiv.
Megjithatë, ndonjëherë, ngaqë e dini se vendimi që keni bërë është bërë pas shumë mendimeve, ju tentoni të jeni të patundur. Pra, është e këshillueshme që të dëgjoni mendimin e të tjerëve dhe t’i merrni në konsideratë gjithashtu.
Tiparet e personalitetit tuaj:
Planifikues: Ju i bëni gjërat në një mënyrë të planifikuar siç duhet, si në listën e detyrave.
Preciz: Ju keni qëllime të qarta, e dini rrugën që duhet të ndërmerret për t’i arritur ato.
Racional: Emocionet dhe ndjenjat nuk ju pengojnë në rrugën e arritjes së qëllimeve tuaja.
Logjik: Ju keni një aftësi për matematikë, shkencë.
Realiste: Bota juaj është shumë e vërtetë. Në të, nuk ka vend për përrallat dhe fiction.
Nëse pe një majmun duke u ngjitur
Hemisfera e djathtë e trurit tuaj është më aktive. Ju jeni një person kreativ i cili është plot me ide inovative. Kur ballafaqohesh me një problem, mbështetesh më shumë në intuitën tënde (gjë që shpesh nuk është e saktë) sesa në të menduarit kritik.
Ju e dini plotësisht mirë se çdo hap që ju merrni në jetën tuaj është një mësim për ju. Për ju, udhëtimi është më i rëndësishëm se qëllimi. Është e domosdoshme që ju të merrni një kontroll të realitetit dhe t’i kushtoni vëmendje pak më shumë botës rreth jush.
Tiparet e personalitetit tuaj:
Impulsiv: Ju i bëni gjërat në mënyrë spontane. Keni një aftësi për të marrë një qasje jashtë kutisë.
Emocional: Ju kujdeseni shumë për shumë gjëra të tjera. Kaloni kohë duke medituar dhe vepruar bazuar tek ndjenjat.
Kreativ dhe artistik: Ju jeni të aftë në muzikë, art dhe disiplina të tjera krijuese.
Intuitiv: Ju nuk bëni një listë të detyrave dhe prandaj problemet i zgjidhni në mënyrë intuitive.
Ëndërrimtar: Ju keni ëndrrat për jetë në vend të qëllimeve dhe bëni përpjekje drejt arritjes së atyre ëndrrave.
Mos harroni se 2 hemisferat e trurit nuk punojnë të izoluara nga njëra tjetra. Teksa ju mund t’ju duket se posedoni më shumë tipare që identifikohen me një nga hemisferat, me siguri do të keni edhe tipare nga hemisfera tjetër.