Një kënaqësi e veçantë për drejtuesit e bankës Credins të jenë prezent në inaugurimin e një vepre arti që simbolizon një vlerësim mjaft të madh për kontributin e femrës dhe rolin e jashtëzakonshëm të saj jo vetëm në punë e familje por mbi të gjitha në të gjithë shoqërinë shqiptare.
Skulptura titullohet: “Vajza me Lule”, dhe është realizuar me mjaft mjeshtëri nga artisti i popullit Mumtas Dhrami, një artist i cili është padyshim një shembull i jashtëzakonshëm talenti dhe dedikimi në fushën e artit dhe krijimtarisë duke lënë gjurmë në historinë shqiptare. Është cilësuar si artisti që skaliti historinë e kombit shqiptar dhe është dalluar për kreativitet si dhe origjinalitet duke marrë edhe titullin “Skulptor i Popullit” në vitin 1978, si dhe titullin “Nder i kombit”.
Skulptori Dhrami, ndër vite ka krijuar vepra të panumërta në bashkautorësi si: Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan (1962), Monumentin e Pavarësisë në Vlorë (1970), Monumentin e “Nënës Shqipëri” në Tiranë (1971), Autor i monumentit në Drashovicë, Monumentin e Pezës, Obeliskun e Arsimit në Gjirokastër.
Gjithashtu është dhe autor i shumë veprave personale artistike si: Busti i Shkurte Pal Vatës, Busti i Liri Gegos dhe Portreti i Rugovasit në Galerinë e Arteve, Busti i Jani Vretos në Leskovik (1996), Portret i nënë Terezës, Monumenti i Ali Pashë Tepelenës, Monumenti i Lasgush Poradecit, Monumenti i Mitrush Kutelit. etj. Është nderuar me çmime nga të huajt ku mund të përmendim dekoratë nderi “Bene Merito” nga shteti i Polonisë, si dhe çmime e nderime të shumta nga shteti Shqiptar.
Banka Credins, inauguroi një vepër arti të titulluar: “Vajza me Lule”, e realizuar mjaft bukur artistikisht, duke sjellë thjesht dhe këndshëm figurën e femrës.
Vendosja e kësaj skulpture para drejtorisë qendrore të bankës Credins, simbolizon mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni ndaj figurës së femrës, kontributit të saj të jashtëzakonshëm në ngritjen, zhvillimin dhe rritjen e bankës, po dhe vlerësimin maksimal që i bëhet sot rolit të femrës në Shqipëri dhe në botë.
Gjithashtu, çdo qytetar dhe klient i bankës, do të shijojë tashmë një vepër arti të realizuar bukur artistikisht.
Një falenderim i veçantë për skulptorin që me mjeshtërinë e tij na lë një trashëgimi të tillë artistike në ambientet tona dhe një falenderim për çdo femër që punon në bankën Credins.