Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim vlerëson zgjatjen e afatit të komisionit parlamentar për inceneratorët.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kim shprehet se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Diplomatja amerikane thotë se çështjen e inceneratorëve, ambasada e SHBA do ta ndjekë me prioritet.
“Forcimi i institucioneve demokratike dhe lufta ndaj korrupsionit janë prioritetet e SHBA në Shqipëri. Ne mirëpresim vijimin e komisionit parlamentar për inceneratorët. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve dhe institucioneve përkatëse të shqyrtojnë dhe ndërmarrin veprimet e duhura. Ne do ta ndjekim këtë nga afër”, thuhet në reagimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.
Në lidhje me aferën e inceneratorëve, është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.