Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, është thërritur në SPAK për të dhënë shpjegime për procedurën e ndjekur për dhënien me koncesion të inceneratorit të Fierit.
Për këtë impiant, dhe atë të Tiranës, SPAK ka njoftuar se po kryen hetime, pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për inceneratorin e Elbasanit.
Për këtë çështje, SPAK ka shpallur në kërkim edhe administratorët e kompanive fituese të koncesionit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.