Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretarit të kësaj ministrie, Alqi Bllako dhe 7 të pandehurve të tjerë që procesi ndaj tyre të vijojë me gjykim të shkurtuar.
Në rast se ata gjenden fajtorë nga gjykata, do të përfitojnë ulje të dënimit me një të tretën. Ndërsa për Etleva Kondin, procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja u veçua.
Seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet më 18 maj, ora 09:00.
Sipas SPAK, Koka në cilësinë e ish-ministrit ka përfituar rreth 3.7 milionë Euro ryshfet nga tre administratorët e kompanisë “Albtek Energy”, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja për dhënien me koncesion dhe ndërtimin e Inceneratorit të Elbasanit.