Aktualitet Inceneratori i Fierit, caktohet data për vendimin ndaj Kokës, Bllakos dhe të...

Inceneratori i Fierit, caktohet data për vendimin ndaj Kokës, Bllakos dhe të tjerëve

Vendimi për të akuzuarit për çështjen e inceneratorit të Fierit do të merret në datën 19 dhjetor në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Mes të pandehurve është edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, vartësi i tij Alqi Bllako dhe 10 të akuzuar të tjerë.

Çështja në Apel u hap me kërkesë të avokatëve të të pandehurve që kërkuan edhe marrjen e disa dëshmive dhe provave të reja, por edhe të SPAK.

Kjo e fundit kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehurit e tjerë për këtë aferë. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërkohë ish- sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.

Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg, por Bllako mori pafajësi për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”.