Aktualitet Inceneratori i Fierit, SPAK dërgon për gjykim Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

Inceneratori i Fierit, SPAK dërgon për gjykim Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

SPAK ka mbyllur hetimet për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe ka çuar në gjykim ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 19 persona të tjerë të përfshirë.

Personat e akuzuar:

Lefter Koka, i akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal, si dhe  “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a”dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Alqi Bllako, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”( dy herë), parashikuar nga nenet 248, 25, 260 të Kodit Penal.

Pëllumb Abeshi, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri, Erjon Murataj, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 dhe 25 i Kodit Penal.

Etleva Kondi, akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 248- 25, 259 i Kodit Penal.

Arben Dervishaj, akuzuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuara nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Klodian Zoto, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë të shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, (dy herë), “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 245 – 25 (tre here), 244, 143/3 – 25, 144/a -25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Arenc Myrtezani, akuzuar për veprat  penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim , “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 – 25, 143/3 e 25, 144/a e 25 të Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Loran Dusha, akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245, 25 dhe 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 e 25 i Kodit Penal.

Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza, akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi, Gentian Zifla, akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a dhe 25 i Kodit Penal.

Personat juridikë: “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k., akuzuar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25, 143/3 e 25 i Kodit Penal, si dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Personat juridikë: “Sili” sh.p.k, “P.Y” sh.p.k, “Pivot 04” sh.p.k, akuzuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërmat “a” dhe “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Personat juridikë: “Best Services”sh.p.k, “Frogy 03”sh.p.k, “General Servis”sh.p.k, “Itneg” sh.p.k, “Leli-17” sh.p.k, “Pupa Services” sh.p.k”, “RSI & T Group”sh.p.k, “Froggy”sh.p.k, akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a e 25 i Kodit Penal.

Hetimi:

Hetimi për inceneratorin e Fierit zbuloi se nga buxheti i shtetit janë përfituar të paktën 4 milionë euro për punë të pakryera.

Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare për inceneratorin e Fierit, i shpallur në kërkim në bashkëpunim me administratorin Arenc Myrtezani kanë deklaruar situata të falsifikuara për të justifikuar shpenzimet.

Në këtë skemë del edhe Arben Dervishaj, zv.president i FSHF, i vënë në pranga nga policia, pasi në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve ka miratuar punimet fiktive, shërbimet që nuk janë kryer dhe pajisjet që nuk janë realizuar. Hetimi i SPAK ka zbuluar se zyrtari i Federatës Shqiptare të futbollit ka përfituar para në mënyrë të parregullt nga Klodian Zoto edhe për udhëtime, akomodime dhe për të parë ndeshje në Itali.

8 kompani të tjera, për përfaqësuesit e të cilëve SPAK ka marrë miratimin e gjykatës për t’i dërguar në burg, kanë bashkëpunuar me Klodian Zoton për të vënë në jetë një skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar.

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, Regan Merdani, Gentian Zifla, Enver Sheshi, Robert Shabani i kanë shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit në vlerën 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milionë e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë.

Në reagimin për operacionin lidhur me arrestimet e reja për inceneratorin e Fierit, SPAK kujton edhe implikimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe ish Sekretarit të Përgjithshëm, Alqi Bllako për të cilët është në fuqi “masa e arrestit me burg” pasi ata kanë përfituar rryshfet 1.2 mln euro dhe 14 milionë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k.