Monika Kryemadhi teksa vijon akuzat ndaj kryeministrit për inceneratorin e Tiranës, e ftoi atë të shkojë ta inspektojë dhe t’u tregojë shqiptarëve ku është investimi prej 128 mln euro.
SPAK sipas saj duhet t’i shkojë deri në fund hetimeve dhe të mos bjerë pre e presioneve nga socialistët.
“Ftoj kryeministrin të shkojë tek inceneratori t’iu tregojë qytetarëve ku është investimi që ai ka ulëritur.
T’iu tregojë investimet sipas kontratës. E ftoj të bëjë inspektimin. Unë e kam quajtur inceneratorin e Tiranës si projektin 30 vjeçar të Ramës për të vjedhur qytetarët. SPAK të hetojë pa u intimiduar nga presionet që kanë ardhur nga Kongresi i Partisë Socialiste”, u shpreh Kryemadhi.